Aeroporti i Kukësit është kthyer në një problem për pushtetin vendor, që nuk po arrin ta mirëmbajë. Ndërsa qeveria po negocion për vënien në efiçencë të aeroportit verilindor, ai po pushtohet nga ferrat dhe shkurret që kanë depërtuar gati edhe pistën e aeroportit. Që kur u ndërtua aeroporti, nuk është vënë asnjë ditë në punë. Objekti shihet të jetë më leverdi për fluturimet low cost.