Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.
Era fryn me drejtim nga veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.