Pasi më në fund arritën një marrëveshje për kujdestarinë e 6-të fëmijëve të tyre, publiku nisi të shpresojë për një ribashkim të mundshëm mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Por, duket se këto do të mbeten vetëm në kuadrin e aludimeve pasi mësohet se aktorja e famshme hollivudiane ka nisur një romancë të re me truprojën e saj.
Ata janë parë gjatë gjithë kohës në praninë e njëri-tjetrit dhe marrëdhënia mes tyre mendohet se e kalon atë profesionalen.
Angelina u njoh me truprojën e saj të ri gjatë xhirimeve të filmit “Those Who Wish Me Dead”.