Ndërsa demokratët vijojnë ofensivën e akuzave ndaj Agron Xhafajt, vëllai i Ministrit të Brendshëm u kundërpërgjigj. Ai dorëzoi një kallëzim penal për deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi, me akuzën se kanë sajuar prova. Kallëzimi pason transmetimin e një regjistrimi zanor, përgjim ambjental, që sipas demokratëve tregon përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës, edhe pas dënimit në Itali me 7 vjet burg.