Aktualitet

Ahmetaj shkarkon 13 inspektorë të sigurimeve shoqërore

Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore konfirmoi shkarkimin e 13 inspektorëve të kontributeve në drejtoritë rajonale, si edhe një kryetar dege. Ahmetaj u shpreh se “çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët”. Sipas tij, zinxhiri i përgjegjësisë bie nga drejtorët rajonale deri tek inspektoret ne terren.