Tech

Airbus do të testojë robotët humanoidë në prodhimin e aeroplanëve?!

Kompania kineze UBTech Robotics ka nënshkruar një marrëveshje me Airbus për të furnizuar fabrikat e prodhimit të aeroplanëve me robotët e saj humanoid Walker S2. Robotët thuhet se do të testohen dhe përdoren për detyra të përsëritshme dhe fizike në ambientet e prodhimit të aeroplanëve, që kërkojnë saktësi dhe siguri të lartë. Walker S2 mund të mbajë deri në 15 kilogramë dhe ka sistem autonom për ndërrimin e baterive, duke punuar 24/7. Ai është tashmë në përdorim nga kompanitë BYD dhe Foxconn.

UBTech po zgjeron praninë e saj ndërkombëtare, pas marrëveshjes së fundit me Texas Instruments. Pas këtij lajmi, aksionet e kompanisë u rritën 6.76% në HK$142.20. Kompania e robotikës Boston Dynamics njoftoi një partneritet strategjik me laboratorin kërkimor të AI-së të Google-it, për të përshpejtuar zhvillimin e robotit të saj humanoid Atlas të gjeneratës së ardhshme dhe për ta bërë atë të sillet më njerëzor rreth njerëzve. Partneriteti, i cili u njoftua gjatë konferencës për shtyp të Hyundai në CES 2026, përqendrohet në kërkimin e robotikës që do të përdorë modelet themelore të AI-së të Google DeepMind. Roboti humanoid Atlas i Boston Dynamics do të jetë rasti i parë i provës, sipas Carolina Parada, drejtoreshë e lartë e robotikës në Google DeepMind.

Ndërkaq, rikujtojmë se Elon Musk ka thënë se shpreson të përdorë robotin Optimus të Tesla-s për të ndjekur njerëzit përreth, në mënyrë që t’i parandalojë ata të kryejnë krime. Ideja e tij përfshin kriminelët e dënuar që ndiqen nga një robot Optimus që do të shërbejë si një kamerë sigurie për t’i penguar ata të kryejnë krime të tjera. I zbuluar në vitin 2022 , Optimus është projektuar të jetë një “robot humanoid autonom, për qëllime të përgjithshme” që përdor Al për të kryer detyra që zakonisht janë të rezervuara për njerëzit.