Bota Botë e Çuditshme Tech

Melania Trump shfaqet e shoqëruar nga një robot humanoid/Pamjet bëhen virale!

Në një nga ngjarjet më të veçanta, atë të samitit për teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, u shfaq së bashku me një robot humanoid të quajtur “Figure 03”.

Në video, roboti shfaqet duket duke ecur mekanikisht pranë Zonjës së Parë, përshëndet të pranishmit në disa gjuhë të huaja dhe tund dorën. Melania Trump i thotë robotit:

Figure 03, faleminderit që më bashkohesh. Mund të themi se je mysafiri im i parë humanoid i prodhuar në Amerikë në Shtëpinë e Bardhë.

Pamjet e Zonjës së Parë duke ecur pranë robotit u bënë menjëherë virale online, duke mbledhur qindra mijëra shikime dhe komente.

Roboti, me gjatësi 1.73 metra dhe peshë rreth 61 kilogramë, paraqitet nga kompania si një mjet autonom për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Ai është mbuluar me pëlhurë me rrjetë dhe përfshin kamera në duar dhe sensorë taktilë për të ndihmuar operatorët të shohin objektivat e tij.

Në videot promovuese, shihet duke ngarkuar larësen e enëve, duke bërë lavanderinë, duke mbledhur lodra dhe duke palosur rrobat.

Në samitin e fokusuar te Inteligjenca Artificiale dhe Edukimi, Zonja e Parë foli me 45 udhëheqëse femra botërore për përfitimet e mundshme të teknologjisë në jetën e të rinjve, duke përfshirë edukatorët humanoidë me AI.

Shumë shpejt, Inteligjenca Artificiale do të kalojë nga telefonat tanë celularë te humanoidët që ofrojnë shërbime të dobishme, tha Melania. Imagjinoni një edukator humanoid të quajtur “Plato”. Tani qasja te studimet klasike është momentale, letërsia, shkenca, arti, filozofia, matematika dhe historia, i gjithë korpusi i informacionit të njerëzimit është i disponueshëm në komoditetin e shtëpisë suaj.

Roboti është krijuar nga kompania e robotikës AI, “Figure”, një nga firmat kryesore në industrinë në rritje të robotëve realistë. Gjashtë muaj më parë, kompania njoftoi në LinkedIn se kishte arritur mbi 1 miliard dollarë financim, duke përfshirë investime nga Nvidia dhe LG Technology Ventures. CEO dhe themeluesi, Brett Adcock, festoi në një postim në X të mërkurën se roboti kishte “bërë histori si roboti i parë humanoid në Shtëpinë e Bardhë.”

Ngjarja, pjesë e samitit “Fostering the Future Together”, bashkoi bashkëshortet e liderëve botërorë për të diskutuar rolin e Inteligjencës Artificiale në edukim e teknologji për fëmijët. Prezantimi i robotit synon të tregojë se si teknologjia mund të bëhet më e afërt dhe e kuptueshme për publikun e gjerë, duke sjellë shembuj praktikë të përdorimit të saj në arsim.