Aktori francez Gaspard Ulliel, i cili u bë i njohur për rolin e Yves Saint Laurent në filmin biografik të vitit 2014, ndërroi jetë sot në moshën 37-vjeçare në një aksident me ski, tha familja e tij në një deklaratë.
“Gaspard Ulliel vdiq në një aksident me ski të mërkurën”, thuhet në deklaratë.
Një nga fytyrat më të spikatura të brezit të tij, Ulliel ishte tashmë në rangun e lartë të aktorëve francezë.
Më pas ai fitoi vëmendjen ndërkombëtare për performancën e tij si kanibali i famshëm në “Hannibal Rising” dhe pati një rol kryesor në serialin e ardhshëm televiziv Marvel “Moon Knight” që do të nisë në Disney + në mars.
Ulliel fitoi një çmim César – ekuivalenti francez i një Oscar – për aktorin më të mirë në 2017, për rolin kryesor në “It’s Only the World” të Xavier Dolan, në të cilin ai luajti së bashku me Marion Cotillard dhe Lea Seydoux.
Ulliel gjithashtu ndoqi një karrierë të suksesshme ndërkombëtare si model.
“Kinemaja franceze po humbet një talent të madh, plot sharm dhe energji”, postoi në Twitter ministri francez i financave Bruno Le Maire.