Një aksident rrugor vdekjeprurës u shënua mbrëmë në Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”. Një 54 vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë ndërroi jetë në spital. Viktima u përplas nga një makinë me drejtues një shtetas 27 vjeç. Shoferi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H.M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S.Xh., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT-i për muajin maj 2025, janë regjistruar 130 aksidente rrugore, duke e çuar numrin total për pesëmujorin Janar–Maj në 531, në mbarë vendin. Megjithëse ka një rritje të lehtë të aksidenteve krahasuar me prillin, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërehet një ulje me mbi 14% si në numrin e aksidenteve, ashtu edhe në të aksidentuarve. 185 në maj, mes tyre drejtues mjetesh, pasagjerë dhe këmbësorë.
Mbi 90% e aksidenteve janë shkaktuar nga drejtuesit e mjeteve, shpesh për shkak të shpejtësisë, mungesës së vëmendjes apo shkeljeve të sinjalistikës.
Mosha më problematike vazhdon të mbetet 25–44 vjeç, ndërsa për herë të parë, raporti gjinor tregon një rritje të përfshirjes së femrave si drejtues mjeti në aksidente, krahasuar me vitin e kaluar. Pamjet që shoqërojnë statistikat janë të zakonshme: rrugë të ngarkuara, semaforë të shpërfillur, si dhe shpejtësi të pakontrolluara në segmentet urbane e interurbane.
Në mesin e sezonit turistik dhe me fluksin e automjeteve, rreziku për aksidente rritet, ndaj po zbatohet forcim i kontrolleve rrugore, sidomos në zonat bregdetare dhe pikat hyrëse në qytete të mëdha. Sipas të dhënave të INSTAT-it, për periudhën Janar–Maj 2025, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 661 aksidente rrugore, me një ulje prej 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.