Aktualitet

Përplasje fatale në aksin e vjetër Fushë Krujë-Laç, 1 viktimë!

Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët tona. Në aksin e vjetër Fushë Krujë-Laç, një person humbi jetën pasi u përplas për vdekje pranë fshatit Derven.

Viktimë mbeti shtetasi Gjin Kola, i cili sipas informacioneve paraprake, po udhëtonte me motoçikletë kur u godit nga një automjet tip “Benz”. Përplasja ishte fatale dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, Luljan Vena, 24 vjeç, u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Fushë-Krujës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.