Një aksident rrugor me pasojë vdekjen, u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë vendit të quajtur Ura e Rrogozhinës.
Viktimë mbeti shtetasi Taulant Veliu, 37 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë në krahun e kundërt të lëvizjes.
Sipas hetimeve dhe dëshmive të marra në vendngjarje, personi me biçikletë në fillim është përplasur me pasqyrën e njërit prej mjeteve e për pasojë u spostua në mes të rrugës, ku po kalonte një makinë tip Benz, që e tërhoqi zvarrë për disa metra, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.
Policia e Lushnjës shoqëroi dy drejtuesit e mjeteve për hetime të mëtejshme.