Aksident tragjik në lagjen nr. 13 të Durrësit, në rrugën “Martin Camaj”, me 1 viktimë dhe 2 të plagosur. Automjeti me drejtues një 37 vjeçar, i cili humbi jetën u përplas me makinën që drejtohej nga një shtetase 49 vjeçe, që mbeti e plagosur bashkë me pasagjeren që udhëtonte me të. Ndërkaq, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi policor:
Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.