Një aksident i rëndë u shënua në aksin Rrëshen-Reps, te rruga e Kombit, rreth orës 08:45.
Automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N.R. përplasi shtetasin K.A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë u dëmtua 46-vjeçari, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.