Aksident i rëndë rrugor me 2 viktima, nënë e bir dhe 5 të plagosur në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Paulesh. Një automjet tip Benz dhe një furgon pasagjerësh u përplasën mes tyre. Të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rreziku për jetën. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi policor:
Një furgon që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale A.B., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K.Sh., dhe shtetasja F.Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Ata janë nënë e bir.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
