Të paktën 16 persona humbën jetën, ndërsa 13 u plagosën në një aksident rrugor në rajonin Uttar Pradesh të Indisë. Mediat indiane shkruajnë se “Shkak u bë shpejtësia e madhe e automjetit, që doli nga rruga duke u përmbysur”. Në Indi, aksidentet janë të shpeshta, nisur nga mungesa e infrastrukturës dhe dendësia e popullsisë.