Një aksident rrugor u regjistrua sot në Tiranë, pranë kryqëzimit të shkollës “Vasil Shanto”. Një automjet goditi një person që lëvizte me biçikletë, duke shkaktuar lëndimin e tij. I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e makinës dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.