Rajoni

Aksident tragjik në Gjakovë, shuhet përfaqësuesi i kombëtares kosovare të basketbollit

Aksident rrugor në Kosovë, humb jetën Gazmend Sinani, lojtar i Kombëtares Kosovare të Basketbollit. Ngjarja ndodhi sot në Gjakovë, ndërsa 27-vjeçari nuk iu mbijetoi dëmtimeve të marra. Në të njëjtin aksident u plagosën dhe 4 persona. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, Sinani e vazhdoi karrierën në Turqi, si dhe ka luajtur në Angli.