Aktorja e njohur Samantha Barks ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Në gusht Barks njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Alex Stoll. 32-vjeçarja ndau lajmin në Instagram duke publikuar një foto bardh e zi teksa ka të kapur dorën e vogëlushit. “Mirë se erdhe Rafael Richard Barks-Stoll, i lindur më 16 tetor. Zemra ime mund të shpërthejë nga lumturia”,-ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Ndërkaq, Samantha dhe Alex u takuan në vitin 2018 teksa performonin në produksionet e Chicago dhe Broadway të “Pretty Woman”, në të cilën ajo luajti rolin kryesor të Vivian. Dyshja u martuan në vitin 2022 në Toskanë.