Celebrities Gossip Showbiz

“Askush nuk më telefonoi”/ Pamela Anderson habit me deklaratën për rikthimin e “Baywatch”!

Pamela Anderson ka reaguar për herë të parë ndaj ribërjes së serialit legjendar “Baywatch”, duke zbuluar se nuk ka marrë asnjë ftesë për t’iu bashkuar projektit të ri që pritet të debutojë në vitin 2027.

Aktorja 59-vjeçare, e cila u bë ikonë falë rolit të CJ Parker, tha në një intervistë për Deadline se producentët nuk e kanë kontaktuar, qoftë edhe për një paraqitje të shkurtër.

Askush nuk më ka telefonuar. Nuk di shumë për këtë projekt

-u shpreh Anderson, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh veten pjesë të versionit të ri të serialit që e bëri të famshme në mbarë botën.

Megjithatë, aktorja zbuloi se producentët kanë zhvilluar bisedime me dy djemtë e saj, Brandon Thomas Lee dhe Dylan Jagger Lee, të cilët i ka nga martesa me Tommy Lee. Sipas saj, negociatat nuk përfunduan me një marrëveshje, por ajo u uroi sukses të gjithë ekipit të produksionit.

Pamela Anderson interpretoi rolin e CJ Parker nga viti 1992 deri në 1997, duke u shfaqur në 77 episode të “Baywatch”. Ajo riktheu personazhin edhe në filmin “Baywatch: Hawaiian Wedding”, të publikuar në vitin 2003.

Versioni i ri i serialit do të ketë në kast aktorët Brooks Nader, Shay Mitchell dhe Stephen Amell. Premiera është planifikuar për janarin e vitit 2027 në Fox, ndërsa më pas seriali do të transmetohet edhe në platformën Hulu.

Duke kujtuar periudhën kur ishte pjesë e “Baywatch”, Anderson tha se ishte një eksperiencë që e shijoi dhe që i hapi rrugën një karriere ndërkombëtare.

Megjithatë, ajo theksoi se tashmë prioriteti i saj janë sfidat e reja artistike.

Tani dua të interpretoj personazhe krejtësisht të ndryshëm. Synimi im është të bëj zgjedhje të guximshme, të surprizoj publikun dhe njëkohësisht edhe veten”

-u shpreh aktorja, duke zbuluar se po shqyrton projekte të reja në film dhe teatër.