Aktualitet

AKU bllokon 2 kontenierë mishi me salmonelë të importuar nga Brazili

2 kontenierë me mish të importuar nga Brazili u bllokuan në Shqipëri. Agjencia e Kontrollit të Ushqimit deklaroi se rreth 50.2 ton mish rezultuan me prezencë salmonele, ndaj produkti do të kthehet vendin e origjinës. Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish, kur në total numri i ngarkesave të importuara nga Brazili është 195 kontenierë.