Bota

Akuza Britanisë: Rusinë e sulmon, por paratë ruse i do!

Londra akuzohet se ka mbyllur sytë para parave të pista të Rusisë, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Në këtë përfundim del Komiteti për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik. Në një raport theksohet se “Britania është përdorur për të fshehur asetet e Presidentit Putin dhe aleatëve të tij”. Sipas dokumentit, “Tregu në Londër po i mundëson Kremlinit rritjen e ndikimit në Perëndim, duke u lejuar rusëve të blejnë dhe shesin prona luksoze në kryeqytetin britanik”.