Kryeministri Edi Rama do të flasë paraditen e nesërme në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Jemi të gjithë njësoj? Jo! S’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me ministrin e Brendshëm”, shkruan Rama në Facebook.