Aktualitet

Akuzat e PD, Xhafaj: Historia e vëllait tim nuk më implikon mua!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj doli në një konference për shtyp pas akuzave të Partisë Demokratike, sipas të cilës vëllai i ministrit, në shtator të 2012-ës është dënuar për trafik droge në Itali, me 7 vite burg. Ministri i Brendshëm tha se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Nderkaq ai tha se: “Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time apo mua. PD paketoi si zbulim të ri një çështje të ndodhur në vitin 2002, e cila sillet në vëmendje të publikut. Kundërshtarët politik nuk luftojnë dot me argumente, por me baltë. Vendimi i gjykatës italiane është lehtësisht i gjetshëm edhe online. I publikuar dhe i stërpublikuar ka dalë sot si e vetmja mënyrë kundërshtie ndaj meje si ministër i brendshëm. Duket e thjesht, por nuk kam mundur të kuptojë se cili është problemi im në lidhje me çfarë bën apo ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Në raport me këtë çështje as kam pasur dhe as kam për të ndikuar mbi të.  Në lidhje me këto akuza, kam thënë në 2002, 2005, 2010 dhe 2017. Gjithkush mund të gjejë qëndrimin në këto çështje. Historia e vëllait tim nuk e implikon qeverinë time apo mua. Ajo që është më e rëndësishmes është se kjo qeveri nuk i garanton imunitet nga shkelja e ligjit askush as mua”, tha Xhafaj.