Aktualitet

Akuzat për një vilë, përplasje mes Gazment Bardhit dhe Edmond Spahos në Kuvend!

Një përplasje u shënua sot në Kuvendin e Shqipërisë të mbledhur në seancë plenare, ndërmjet dy deputetëve demokratë, Gazment Bardhit dhe Edmond Spahos, i cili iu afrua vendit ku Bardhi qëndronte i ulur në sallë e raportohet një debat me fjalë të ashpra.

Gazment Bardhi: Po shko mor zhduku, palaço!

Edmond Spaho: S’të vjen turp!

Ndërkohë ka ndërhyrë dhe deputeti socialist, Erion Braçe:

A s’keni turp, ç’a bëhet kështu?!

Vetëm pak ditë më parë, deputeti Bardhi hodhi akuzat për një koleg të PD-së, që sipas tij mbahet peng nga kryeministri Edi Rama, përmes një vile në vlerë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit dhe ka qenë ministër, duke lënë të kuptohen emrat e Edmond Spahos e gjithashtu Tritan Shehut.

Edmond Spaho ka mohuar akuzat e në një postim shkruan:

Gazment Bardhi është mashtrues,  gënjeshtar, i pafytyre, intrigant, burrë legen dhe pa te poshtme. Vetëm sharlatane si Gazi mund të thonë shpifje të tilla për qellime politike. Të jesh i pasur nuk është krim. Krim është të vjedhësh për të bërë pasuri.  Edmond Spaho gjithë jetën e tij, nga dita e parë që ka dalë në pune dhe deri me sot, ka jetuar me shpatullat e tij dhe pagën e punës që ka bere. Asnjëherë nuk kam pasur ndonjë biznes në emrin tim apo të të afërmeve. Askush nga rrethi im familjar nuk merret me biznes dhe nuk ka pasuri te tilla.

Ajo çka unë dhe familja ime disponojmë është në drite të diellit, deklaruar në ILDKP qe nga viti 1993 kur kam deklaruar për herë të parë e deri me sot. Kush të doje mund të shkoje t’i shohë dhe nxjerrë vete konkluzione.

Gazi bën mire te kujdeset për pronat e tij. Ne se merret me të tjerët, të merret me pronat e atij që jo vetëm i lëpihet por dhe e përdor si Mon Kukaleshi në fushata. Shiko hallet që të kane zëne more derezi, mos hap fronte te tjera se mjaft e ke ngjarjen ne Elbasan.

Edhe Tritan Shehu reagoi:

Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit! Eshtë vepër anti ligjore, përveçse ndesh dhe me çdo normë morali, transparence, “burrërie”, të përhapesh aludime e meskinitete për koleget në publik e media.

Ketë po bën dhe Gazi prej disa ditësh, duke arritur kulmin mbrëmë, kur ngushton rrethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, përfshi dhe mua. Dhe ketë e bën një deputet, ish ministër i drejtësisë, pseudo jurist ne fakt ai. Me ketë rast dëshiroj t’i kujtoj këtij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:

1- Eshte detyrim ligjor për çdo qytetar, veçanërisht deputet, të denoncojë në organet përkatëse çdo vepër kriminale që di, dhe mos ta përdore për të hedhur aludime dyshuese, shpifjeje për koleget. Në rast se realisht ai di një vepër të tillë, siç deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet për fshehje një krimi, gjë për të cilën duhet thirrur nga organet e drejtësisë e dënuar ligjërisht.

2- Ndërsa ne lidhje me përgjegjësitë morale e me gjere te tij për shpifje, gënjeshtra etj,  besoj se nuk ka ndonjë arsye për të humbur kohë duke ja kërkuar. Ato mund t’i kërkohen vetëm dikujt që ka ndonjë vlere morale, gjë që siç duket te Gazi mungojnë krejtësisht. Një akti turpshëm e pervers ky i këtij “burreci”.