Bota

Akuzohet për përvetësim fondesh, në pranga ish kryeministri malajzian

Ish kryeministri Malajzian Najib Razak u arrestua pas akuzave për korrupsion masiv dhe përvetësim të fondeve shtetërore. Prej më tepër se një muaji, atij i ishte ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Ndërkaq janë ushtruar kontrolle dhe janë sekuestruar pronat e ish kryeministrit, që kapin vlerën e disa milionë dollarëve.