Sport

Alarmohen te Bajerni, kapiteni dëmtohet sërish dhe rrezikon Interin

Manuel Nojer dëmtohet sërish. Kapiteni i Bajernit të Mynihut, rivalit të radhës për Interin në Champions, rrezikon që ta humbasë sfidën e parë kundër zikaltërve me 8 prill. Për momentin, në fakt, filtron optimizëm, por rreziku për të mos qenë në dispozicion është prezent.

Mediat gjermane, por edhe vetë Bajerni përmes një komunikate ka konfirmuar një dëmtim në muskujt e pulpës. Ai në fakt ishte dëmtuar që në fazën e 1/8-tave kur po festonte golin kundër Bajer Leverkusenit. Në ditët e fundit ka kryer stërvitje të personalizuar.

LEXO EDHE:  Eliminimi nga Gjermania, Spaleti tregohet optimist: Nga goli i dytë morëm një mësim

Të mërkurën në mbrëmje u rikthye që të bënte stërvitje me topin dhe u mendua se do të rikthehej në dispozicion për ndeshjen e parë të Bajernit pas pushimit të kombëtareve. Por në stërvitjen e tretë që zhvilloi me trajnerin e portierëve Mihael Reçner dhe Simon Martinelo duhet të ndalonte pas 30 minutash. “Në ditët e ardhshme, Manuel nuk do të marrë pjesë në stërvitje”, shkruan Bajerni.

Në ndeshjet e fundit, në mungesë të Nojerit, trajneri Kompani ka zbritur në fushën e lojës Jonas Urbig. Portieri i kombëtares U-21 ka bërë një gabim të rëndë ndaj Union Berlinit dhe kjo gjë i kushtoi fitoren skuadrës bavareze. Edhe ai u dëmtua në këmbë. Nuk ka asgjë serioze, por në sfidën e radhës në kampionat në kuadrat mund të jetë Peretz ose Ulraish.