Sport

Norris merr fitoren e parë në garën e 11-ë sezonale, Ferrari zhgënjen në Hungari!

Piloti i McLaren Lando Norris ka prerë i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Hungarisë të zhvilluar këtë të dielë. Për kampionin e botës në fuqi kjo ishte gara e parë që ia del të triumfojë këtë sezon në garën e 11 sezonale, teksa pati avantazhin që në nisje, pasi të shtunën siguroi ‘pole-position’.

Norris pothuajse nuk e vendosi në asnjë çast në rrezik fitoren, ndërsa pas tij u rendit holandezi Max Verstappen, por edhe italiani Kimi Antonelli, i cili u nis nga vendi i katërt, por e mbylli në podium. Megjithatë për 19-vjeçarin mund të konsiderohet një garë pozitive, pasi arriti të linte pas rivalin më të afërt për titull kampion bote për pilot, Lewis Hamilton.

Britaniku i Ferrari-t e mbylli garën në vendin e katërt, duke lënë pas shokun e skuadrës Charls LeClerck. Mirëpo Hamilton zbriti në vendin e pestë, pasi mori një penalizim 5 xhiro nga fundi i garës për shkak të shpejtësisë mbi normal e lejuara në pit-spot. Detaj që e tërboi Hamilton, por që e detyroi të merrte 5 pikë më pak se Antonelli në garën e Hungarisë.

LEXO EDHE: Formula 1/ Antonelli triumfon në Belgjikë, 19-vjeçari italian thellon diferencën në krye të kampionatit!

Mbyllet kështu me shumë zhgënjim për Ferrari-n gara e kësaj fundjave, pasi dy pilotët e kokëkuqes u nisën nga vendi i 2-të dhe 3-të, por humbën terren që në nisje dhe më pas nuk mundën të rikuperonin. Në vendin e 6 u rendit Hadjar i Red Bulli-t, ndërsa pak çaste nga fundi Oscar Piastri pësoi një aksident që e detyroi të linte garën.

LEXO EDHE: F1/ Lëklerk ndryshon historinë dhe i përgjigjet kritikave: Nuk u bëra pilot i keq brenda natës!

Për momentin Kimi Antonelli vijon të udhëheqë i qetë garën për pilotë, ndërsa Çmimi i Madh i radhës do të jetë pothuajse pas 1 muaji. Me 23 gusht në Holandë.