Diva e muzikës pop, Rihanna publikoi foton e parë të saj për 2021-n. Këngëtarja e famshme u shfaq në Instagram e veshur me një fund, një palë reçipeta plazhi dhe taka.
Vendimet për Vitin e Ri: të kapërcejmë çdo pengesë.
https://www.instagram.com/p/CJhDAxhn-xO/?utm_source=ig_embed
Mirëpo ndjekësit i kanë kërkuar asaj diçka tjetër. Ata duan të gjithë që këngëtarja të sjellë një album të ri, të cilin kanë vite që ia kërkojnë. “Rezolucionet për Vitin e Ri duhet të jetë publikimi i albumit”, i komentoi dikush këngëtares. Mirëpo ajo nuk vonoi fare dhe i ktheu menjëherë përgjigje. “Ky është si koment i 2019-s. Rrituni”.
Fansat kanë shumë kohë që i luten Rihanna-s për një album, por ajo nuk ka dhënë një datë ekzakte se kur mund të publikohet. Rikujtojmë, se kohët e fundit këngëtarja është përfolur për një romancë të re me reperin, A$AP Rocky. Ata nuk fshihen më në publik dhe kohët e fundit janë fotografuar në momente intime pranë njëri-tjetrit, në vendlindjen e Rihanna-s në Barbados.
Mos vallë romanca e re e Rihanna-s është shkaku që ajo nuk po e sjellë albumin e shumëpritur?