Politikë

Alibeaj: Rama dhe Xhafaj nuk mund të marrin peng procesin penal

Pas Gazmend Bardhit dhe Ervin Salianjit, Enkelejd Alibeaj ishte i treti nga Partia Demokratike që sot u mor në pyetje nga Prokuroria për Krimet e Rënda, mbi përgjimin e pretenduar të vëllait të Ministrit të Brendshëm. Deputeti Demokrat iu tha gazetarëve se “Me ndryshimin e Kodit Penal, ai ka të drejtë të thërrasë dëshmitarë, të bëjë kqyrje aktesh dhe akte të tjera hetimore”. “Shfrytëzova këtë lloj mundësie, që procesi penal të mos merret peng nga Rama dhe Xhafaj”, – u shpreh Alibeaj.