Bota Botë e Çuditshme

Alienë apo raketë?!/Drita misterioze ngjallin spekulime në rrjet!

Një dritë e ndritshme në formë spirale u kap në kamera në qiellin e natës në të gjithë Anglinë dhe shkaktoi spekulime në internet, por ka shumë të ngjarë të ishte e lidhur me një lëshim rakete. Dëshmitarët thanë se drita u shfaq në qiellin e natës mbi Maine, Massachusetts, New Hampshire dhe Rhode Island dhe ishte e dukshme vetëm për një kohë të shkurtër përpara se të zhdukej.

Ekspertët përcaktuan se drita ka të ngjarë të ketë lidhje me lëshimin e raketës Ariane 6 në Kourou, Guiana Franceze. Emily Pike e emisionit Total Weather të WMTW-TV Maine shpjegoi se raketa, e cila po mbante në orbitë satelitin Sentinel-1D, me sa duket nxori karburant të tepërt nga faza e sipërme e saj, i cili ngriu në kristale akulli reflektuese që krijuan modelin spiral të dritës përpara se të shpërndaheshin.

Ndërkaq, teleskopi Hapësinor James Webb i NASA -s ka kapur provat më të hershme të dritës në kozmos. Një ekip ndërkombëtar studiuesish përdori “JWST” për të vëzhguar një galaktikë të lashtë që lëshoi ​​dritë vetëm 330 milionë vjet pas shpwrthimit tw “Big Bengut”, kur një mjegull e dendur e gazit neutral të hidrogjenit e bëri të vështirë që drita të kalonte nëpër errësirë. Kjo galaktikë, e quajtur “JADES-GS-z13-1-LA”, arriti disi të shkëlqejë edhe pse drita e saj duhej të ishte zhytur plotësisht nga mjegulla e dendur.

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA -s (JWST) ka kapur provat më të hershme të dritës që shkëlqen nëpër kozmos. Universi filloi afërsisht 13.8 miliardë vjet më parë me “Big Bengun”. Në vitet e tij të hershme, ai dukej krejtësisht ndryshe nga kozmosi i ndritshëm dhe i shkëlqyeshëm që shohim sot. Duke filluar 400 mijë vjet pas “Big Bengut” dhe duke zgjatur qindra miliona vjet, universi ishte në një periudhë të njohur si ‘epokat e errëta’ kur nuk ekzistonin planetë, yje ose galaktika. Gjatë kësaj kohe, vetëm një mjegull me atome hidrogjeni lundronte përreth në errësirë. Por rreth 680 milionë vjet pas “Big Bengut”, filluan të formohen yjet dhe galaktikat e para.