ALUIZNI lajmëron familjet, të cilat prej gati një viti presin kalimin e parcelës së pronësisë se ky proces ka përfunduar. Kreu i Agjencisë së Legalizimit, Artan Lame: “Lajmëroj familjet që presin prej një viti kalimin e parcelës së pronësisë se ky proces ka përfunduar. Ata që do të gjejnë emrin në lista, duke nisur nga e hëna të paraqiten pranë drejtorive tona rajonale për të përmbyllur procesin e legalizimit”. Lame bëri të ditur se një ditë më parë, Qeveria miratoi një prej vendimeve më të rëndësishme në fushën e formalizimit të ndërtimeve. Eshtë fjala për atë 19-2017, siç njihet zakonisht vendimi për legalizimin e pallateve të braktisur nga ndërtuesit. Lame tha se “Nga këta të fundit, ka patur makinacione të pafundme për t’iu shmangur këtij procesi”. “Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u miratuan 4 vendime qeverie që i japin zgjidhje këtyre qytetarëve. Bëhet fjalë për kalimin e pronësisë për 361 000 metër katrorë parcela në të gjitha qarqet e vendit”, deklaroi Lame. Gjithashtu, u miratua shpërblimi financiar prej 311 milionë lekësh për 1968 pronarë e trashëgimtarë, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje”.
Dëgjuam kreun e ALUIZNI-t, Artan Lame.