Në Amerikë, nuk do të ketë më azil për viktimat e abuzimit në familje dhe të dhunës së bandave kriminale. Lajmin e bëri të ditur Kryeprokurori Jeff Sessions. Tashmë, shfuqizohet një vendim i vitit 2016 që i dha azil një gruaje nga El Salvadori, e përdhunuar dhe e abuzuar nga bashkëshorti. Aktivistët thonë se masa do të ndikojë negativisht në dhjetëra mijëra aplikime për azil.