Bota

Amerikë, mbeten në fuqi sanksionet ndaj Koresë së Veriut

“Koreja e Veriut nuk do të shohë lehtësim të sanksioneve ekonomike, nëse nuk ndërmerr hapa për Denuklearizimin e plotë”. Qëndrimin e shprehu Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konference në Korenë e Jugut, dy ditë pas takimit historik mes Donald Trump-it e Kim Jong Un-it. Lideri komunist u angazhua të shkatërrojë arsenalin bërthamor, por ekspertët shprehen të shqetësuar se si do të mund të realizohet kjo dhe për mënyrën e verifikimit.