Aktualitet

Ancelotti konfirmon rikthimin e Neymarit

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, konfirmoi në konferencën për media se Neymar do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Skocisë, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit C në Kupën e Botës.

Pasi është rikuperuar nga dëmtimi në pulpën e këmbës, i cili e la jashtë dy ndeshjeve të para të Brazilit në turne, ylli brazilian rikthehet në dispozicion të ekipit në një moment shumë të rëndësishëm.

“Neymari është i gatshëm. Ai është stërvitur mirë gjatë javës dhe është përgatitur si duhet për ndeshjen.

Jemi shumë të lumtur që është rikthyer. Me cilësitë e tij, ai mund ta ndihmojë shumë skuadrën.

Neymari është mirë, është stërvitur shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur me të.”

Ndeshja e fundit e Neymarit me Brazilin ishte më 17 tetor 2023, në humbjen 2-0 ndaj Uruguait në kuadër të kualifikueseve.

Në atë takim, sulmuesi pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, duke këputur ligamentin e kryqëzuar anterior dhe meniskun.

Brazili dhe Skocia do të përballen sonte në mesnatë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës.