Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Anduel Kovaçi dhe Rafael Gurra. Në rrjetet sociale një prej këngëve të artistit është bërë mjaft virale, “Malli” i kthyer në një hit tashmë është prezantuar që në vitin 2022 në Festivalin e Këngës. Si ka nisur rrugëtimi i tij në muzikë?
Rrugëtimi im në muzikë ka qenë goxha i gjatë sepse unë që në Fushë Arrëz jam marrë me aktivitete që prej klasës së tretë. Muzikën e kam pasur gjatë gjithë kohës primare, kurrë nuk kam tentuar dhe menduar ndonjëherë për diçka të dytë thjeshtë kam dëshirë që muzikës t’i shkoj deri në fund.
Në një moment gjatë intervistës ai zgjodhi që të performonte live për të gjithë dëgjuesit në radio.