Celebrities Film & Tv Music Top Fare | News

“Do të rikthehem me një këngë…”, Julka Gramo surprizon: Kam materiale gati, do ta bëja vetëm për…

E ftuar në emisionin “Top Fare” me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdhan ka qenë Julka Gramo. Moderatorja e njohur ka folur për jetën e saj personale, karrierën ndër vite, si dhe për planet e së ardhmes. Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te muzika, duke zbuluar se po mendon seriozisht një rikthim me një projekt të ri muzikor. Pas një shkëputjeje të gjatë nga muzika, ajo ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet sërish para publikut që e kërkon me ngulm.

Julka zbuloi se ka materiale të përgatitura dhe nuk e përjashton mundësinë që t’u dhurojë fansave një këngë të re:

Shpresoj shumë që të vijë, do të jetë një këngë që do t’ju sjellë prapë në qejf patjetër. Unë disa materiale i kam gati, kam pasur edhe disa materiale që i kam bërë vetë vite më parë ama nuk dolën kurrë sepse po ta keni parasysh teknologjinë që po të prishet diçka shkon për dreq, kështu edhe materialet që unë kisha bërë. Kam pasur një këngë që o Zot sa të bukur e kam pasur. Nuk ekzistojnë më. Nuk rikrijohet më njësoj siç ka qenë asokohe. 

Do të kisha shumë qejf, për qejfin tim dhe për qejfin e atyre që më shkruajnë dhe më kërkojnë me ngulm që unë të rikthehem me ndonjë këngë. Shumë dashuri për të gjithë. Nëse ka ndonjë këngë, do ta bëja thjesht për qarkullim radiofonik, për kënaqësi, asgjë më tepër. Më kanë ftuar edhe që të kthehem dhe nëpër skena të bëj koncerte, por jo nuk e shoh veten time që të rikthehem dhe të bëj koncerte.