Celebrities

Drake publikon këngë me artisten shqiptare!

Këngëtari me famë botërore, Drake, ka surprizuar fansat me publikimin e një albumi të trefishtë, ku pjesë e projektit është edhe një bashkëpunim me artisten shqiptare Qendresa.

Këngëtarja dhe producentja me bazë në Londër shfaqet në këngën “Slap The City”, e përfshirë në albumin më të ri të Drake, “Habibti”.

Lajmi ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke e kthyer Qendresën në një nga emrat më të komentuar mes artistëve shqiptarë.