Aktualitet Lajmet e fundit

Anëtarësimi i Shqipërise në BE, dy partitë greke shprehen pro

Memorandumi i bashkëpunimit midis Ministrisë së jashtmë shqiptare dhe asaj greke me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ratifikohet në parlamentin grek. Dy partitë e koalicionit qeveritar Syriza dhe Grekët e Pavarur, u shprehën në favor të votimit të tij. Partia më e madhe opozitare Demokracia e Re tha se ende nuk ka një qëndrim konkret ndërsa Agimi i Artë dhe Partia Komuniste thanë se do të votojnë kundër.