Bota

Angela Merkel, e shqetësuar për shkeljen e armëpushimit në Ukrainë

Angela Merkel dënon shkeljen e armëpushimit në Ukrainën Lindore ku separatistët pro-rusë luftojnë me forcat ushtarake ukrainase. “Ukraina po na shqetëson. Ne po mundohemi të forcojmë Marrëveshjen e Minskut, por ajo vazhdon të shkelet, duke sjellë humbje në jetët e njerëzve”, – tha Kancelarja Gjermane. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, armëpushimi më i fundit u vendos 14 Shtatorin e kaluar.  Në 4 vjet luftime, në lindje të Ukrainës, mbi 10 mijë persona kanë mbetur të vrarë.