Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën prestigjose “People”, Angelina Jolie ka lënë të nënkuptohet se në të ardhmen mund të kandidojë si presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kurrë mos thuaj kurrë” ,-tha ajo e cila kohët e fundit është angazhuar si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Kjo deklaratë jo vetëm që është pritur mirë nga fansat e Jolie por gjithashtu po i kërkojnë asaj me ngulm që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.