Showbiz

Angelina Jolie tregon se si i frymëzon vajzat e saj në një botë feministe

Aktorja e famshme hollivudiane Angelina Jolie së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Elle Uk” ku ka treguar se si po përpiqet t’i rrisë vajzat e saj për tu bërë të zonjat e vetes në një botë feministe.

Në një botë ku femrat janë të nënshtruara dhe të brishta, ajo thekson se gjithmonë i këshillon vajzat e saj, Zahara 14-vjeçe, Shiloh 13 dhe Vivienne 11, të bëhen të forta dhe gjithmonë të luftojnë për të drejtat e tyre.

Sipas 44-vjeçares është e rëndësishme që vogëlushet e saj të kuptojnë se asnjëherë nuk duhet të kenë rëndësi dytësore në karrierë dhe në aspektin sentimental.