Showbiz

Angelina Jolie zbulon arsyen përse u nda nga Brad Pitt

Në një intervistë të rrallë, aktorja e famshme hollivudiane, Angelina Jolie rrëfeu arsyen kryesore se përse vendosi t’i japë fund martesës me Brad Pitt.

Sipas saj, aktori nisi të kishte probleme serioze me alkoolin që po ndikonte jo vetëm në marrëdhënien e tyre në çift por gjithashtu në mënyrën se si ata donin t’i rrisnin fëmijët e tyre.

Konsumimi i shumtë i alkoolit nga ana e Pitt nuk po e lejonte të merrte pjesë në role të mira filmike në industri. Nga ana tjetër, Jolie e cila është e angazhuar edhe me një linjë produktesh për dobësim tha se puna e saj po e bënte Brad të ndihej i refuzuar.