Politikë

Anita Haradinaj voton në vendin tonë, ka dhe një thirrje për të gjithë shqiptarët…

Në vendin tonë ditën e sotme ka hedhur votën edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita. Pas votimit, ajo u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë në Europë.

I ftoj të gjithë shqiptarët që me të drejtën e votës së tyre sot të përcaktojnë të ardhmen e Shqipërisë Europian.

Rikujtojmë, se kjo ditë e dielë është shumë ndryshe dhe e mbushur plot me njerëz. Këtë herë nuk janë duke shijuar diellin e nxehtë, por ndjenjën e të votuarit e të drejtës për të zgjedhur qeverisjen më të përshtatshme. Së bashku me qytetarët, në qendra të ndryshme votuese i janë bashkuar dhe shumë personazhe të botës politike.