Celebrities Film & Tv Gossip

Anita Haradinaj emocionohet teksa flet për Ramushin: Më përkëdhel edhe kur s’e meritoj. Dhunë? Burri e tregon tjetërkund forcën

Në dialog me Grida Duma, Anita, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj tha se një nga gjërat që nuk i pëlqen është fakti që shumë prej tyre qëndrojnë “hermetike” dhe nuk shfaqen si njerëz të zakonshëm në publik. Ajo e përshkroi ish-kryeministrin e Kosovës si një burrë që i ka përmbushur krenarinë dhe ambiciet, por mbi të gjitha si një partner që di të tregojë përkujdesje edhe në momentet më të thjeshta të jetës.

“Është burri që edhe atëherë kur ndoshta nuk duhet të më përkëdhelë, sepse unë jam më e llastuara e shtëpisë, ai e gjen kohën, forcën dhe kurajon me më përkëdhelë edhe kur s’e meritoj”, u shpreh Anita Haradinaj.

Gjatë bisedës, Anita Haradinaj reagoi edhe ndaj disa titujve që kanë qarkulluar në media për dhunë në familje, duke i hedhur poshtë këto pretendime.

Sipas saj, një burrë i përmbushur nuk ka nevojë të tregojë forcë ndaj një gruaje.

“Një burrë që është i përmbushur nuk shkon me tregu forcën te një grua. Forca tregohet atje ku duhet”, tha ajo.