Bota

Anulohet vizita e ministrit italian në Francë

Klima e tensionuar e orëve të fundit mes Italisë e Francës për shkak të akuzave që Parisi zyrtar i ka bërë qeverisë italiane për çështjen e emigrantëve, çoi në anullimin e vizitës së parashikuar sot në Francë mes ministrit italian të Ekonomisë Giovanni Tria e homologut të tij francez Bruno Le Maire. Të dy ministrat zhvilluan një bisedë telefonike duke e shtyrë takimin e tyre në një datë e vendndodhje ende të pacaktuar.