Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj u zgjodh Zv/President i Bordit të Guvernatorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ahmetaj u zgjodh përmes procesit të votimit në Forumin e BERZH-it në Jordani. Takimi vjetor pati në fokus investimet e Bankës në vendet ku operon, dhe perspektiva e zgjerimit në rajonin e Afrikës Sub-Sahariane.