Showbiz

Ariana Grande ribashkohet me babain e saj për festa

Këngëtarja e famshme duket se do të nisë një kapitull të ri sa i përket marrëdhënies me babain e saj.

Ditën e kaluar ajo ka postuar në profilin e Instagram-it një foto ku shihet duke folur në “Face Time” me babain me të cilin ka vite që i ka shkëputur lidhjet për shkak të divorcit me mamanë e saj.

“Ajo çfarë më bëri të ngrija telefonin ishte fakti se unë jam gjysmë e bërë nga babai im dhe shumë tipare i kam marrë nga ai. Kam kuptuar se është OK që t’i duash njerëzit me të cilët nuk shkon mirë” ,-tha Ariana Grande në diçiturën e shkrimit të saj.