Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel me panelin e radhës dhe zhvillimet nisën fuqishëm. Armaldo i shtriu dorën Luizit për pajtim. Pjesë e panelit me Nitën, Tanin e Luizin, Maestro e filloi vrullshëm.
Armaldo: Sot vendosa të bëja një takim me Luizin. Do t’i kisha kërkuar një takim veç e veç për situatën që ka ndodhur, për 10 ditëshin që kam mbajtur qëndrim e nuk i kam folur. Duke kaluar 10 ditë pa kontakt, unë mbajta qëndrimin tim dhe besoj se ky qëndrim është mëse i pranueshëm.
Kjo nuk do të thotë se unë i kam shtrirë dorën me zgjedhjen e Kiarës, por dua që brenda në shtëpi të flas me të gjithë banorët.
Duke parë dhe Luizin që nuk ka qenë shumë i ashpër në ato që ka thënë, unë do të doja të vazhdoja lojën time në Big Brother Vip edhe me komunikimin me të, këtë kërkoj. Luizi si të dojë, por e kërkoj këtë gjë se nuk dua të shikohem më si mbështetës i Luizit apo Oltës, por i vetvetes.
Si do të përgjigjet Luizi?