BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Armaldo me një strategji të re: “Do ndryshoj 360 gradë!”

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Balancat ndryshojnë në lojë, teksa banorët ndryshojnë strategji dita-ditës. Së fundmi, duket se Armaldo ka vendosur të ndryshojë 100% me lojën e tij brenda shtëpisë së BBV.

Unë nuk kisha dëshirë të jepja përgjigje sepse ato fjalë që the për Luizin nuk dua të bëhem pjesë. Kam bërë një tërheqje totale dhe ndjej një çlirim total me veten time. Nuk dua të përfshihem sepse do ndikojë negativisht te unë. Edhe për publikun nuk do isha më interesant dhe besimplotë. Kam ndryshuar 360 gradë në mënyrën si do luaj. 180 gradë se e thashë gabim.