Deputetët armenë më 1 maj do të votojnë për kryeministrin e ri të vendit, pasi Serzh Sargsyan u dorëhoq nga ky post. Partia Republikane në pushtet, është vënë nën presion, që në këtë post të vihet lideri opozitar, Nikol Pashinian. Por, atij i duhet të krijojë aleanca në Parlament, me qëllim që të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër i Armenisë dhe të udhëheq një Qeveri kalimtare, derisa të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.